Telegrafi

Bush optimist për perspektivën ekonomike

"Po kalojmë një periudhë të vështirë, por ekonomia jonë ka vazhduar të rritet, konsumatorët po shpenzojnë, bizneset po investojnë, eksportet vazhdojnë të rriten dhe produktiviteti amerikan vazhdon të jetë i fortë".

Ai po ashtu ka thënë se do të tejkalohet kjo sfidë.

"Ne duhet të kemi besim në bazat e ekonomisë sonë dhe unë besoj se do të dalim nga kjo sfidë më të fortë se kurrë".

Në anën tjetër kreu i Rezervës Federale Amerikane, Ben Bernanke, ka pranuar se ekonomia amerikane është duke u përballuar me një numër vështirësish dhe shtoi se tregjet financiare dhe institucionet janë nën një stres të madh.

Ai tha gjatë një seance të Senatit se kohët e fundit ishin shtuar rreziqet nga inflancioni.