Telegrafi

Bush ndihmon kompanitë e naftës

Ne kemi pasur një kërkesë nga një kompani në Louisiana dhe jemi përgjigjur kësaj kërkese. Nafta është marrë nga rezervat strategjike dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe për kompanitë e tjera” ,tha presidenti Bush.

Gjatë kalimit të tij, uragani Gustav bëri që të mbyllej prodhimi i naftës në Gjirin e Meksikës, rreth një milionë barelë në ditë për benzinë dhe 700 mijë barelë në ditë për produktet e e tjera të naftës.

Do të duhen afërsisht dy javë që prodhimi ti kthehet normalitetit.

Sipas të dhënave nga departamenti për energji, qeveria ka tërhequr rreth 21 milionë barelë naftë nga rezervat strategjike pas kalimit të uraganit Katrina në 2005.