Telegrafi

Bush: Lufta e Tretë Botërore është e mundur

“Kemi një lider iranian i cili ka thënë që dëshiron të shkatërrojë Izraelin”, ka përkujtuar Bush në konferencën për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë pas vërejtjeve të Rusisë që nuk i bashkohet asnjë veprimi ushtarak, shënjestër i së cilit do të ishte programi bërthamor i Teheranit, ka njoftuar AFP.

“Mu për këtë u kam thënë liderëve botërorë: nëse dëshironi që të evitoni Luftën e Tretë Botërore, duhet t’i parandaloni të arrijnë deri tek njohuritë e duhura për prodhim të armëve bërthamore”, ka thënë ai.