Telegrafi

Bush lejon kërkimet për naftë në brigjet amerikane

Ai vetë dha leje për shpime në brigjet amerikane dhe i kërkoi Kongresit amerikan të bëjë të njëjtën gjë, në mënyrë që të fillojë shfrytëzimi i burimeve ujore.

Zëdhënës të Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se masa e marrë nga presidenti Bush nuk mjafton për të lejuar shpimet, pasi "nevojitet edhe ndërhyrja e Kongresit, me qëllim heqjen e kufizimeve të natyrës legjislative".

Rritja e çmimit të naftës po i cënon gjithmonë e më tepër zakonet e amerikanëve deri tani jo shumë të kursyer ndaj konsumit të saj ,vërejnë mediat amerikane, pas ndërmarrjes së hapit më të fundit të kompanive ajrore që kanë kufizuar shërbimet e tyre me qëllim kursimin e energjisë.

Në mes të fushatës elektorale presidenciale, energjia është kthyer në një temë qendrore diskutimi mes rivalëve që garojnë për në Shtëpinë e Bardhë.