Site icon Telegrafi

Bush: Lehtësime tregtare për Kosovën

"Unë kam vendosur se Republika e Kosovës duhet të emërohet si vend në zhvillim që gëzon beneficionet nga programi i SPP", thuhet në vendimin e presidentit Bush që e bëri publik Shtëpia e Bardhë, njofton Radio Evropa e Lirë.

Vendimi ka të bëjë me heqjen e taksave doganore për prodhime të caktuara, të cilat importohen në Shtetet e Bashkuara.

Sistemi i Përgjithshëm Preferencial është program i miratimit të lehtësimeve tregtare, të cilat SHBA-të i bëjnë për partnerët e tyre afaristë, në mënyrë që të mbështesin zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

Aktualisht programin e shfrytëzojnë më shumë se 140 vende.

Exit mobile version