Telegrafi

Bush: Kriza nuk ndikon në ndihmën ndërkombëtare

I këtij mendimi është presidenti amerikan, George W. Bush sipas të cilit vështirësitë aktuale nuk do të ndikojnë në harresën e interesave amerikane në botë.

"Kur ka kriza ekonomike, disa mendojnë të kufizohemi vetëm në problemet tona dhe të injorojmë interesat tona në botë", tha Bush gjatë një fjalimi të shkurtër në Uashington.

"Ky do të ishte një gabim i madh. Amerika është angazhuar për ndihmat ndërkombëtare dhe duhet t’i mbajë ato pavarësisht nga flukset dhe riflukset në tregje. Mendojmë se zhvillimi është pjesë e interesave të SHBA-së, kur bëhet fjalë për sigurinë", theksoi Bush.