Site icon Telegrafi

Bush kritikon Trumpin për sjelljen ndaj mediave

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka kritikuar në mënyrë e sjelljes së Presidentit Donald Trump ndaj mediave.

Presidenti i 43-të i SHBA, i cili nuk është kursyer nga mediat gjatë tetëve vite në Shtëpinë e Bardhë, nuk ndan të njëjtën pikëpamje si pasardhësi i tij që e konsideron median si një armik të popullit amerikan.

“Vlerësoj se mediat janë thelbësore për demokracinë. Mediat janë të nevojshme, në mënyrë që persona si rasti im duhet të japin llogari”, tha ish-presidenti gjatë një interviste të pazakontë në NBC.

Presidenti i 45-të i SHBA-ve, vazhdon me sulme të paprecedenta kundër mediave kryesore amerikane, duke i akuzuar për njëanshmëri dhe burim i lajmeve të rreme.

Exit mobile version