Telegrafi

Bush: Kosova, një nga çështjet për të cilat nuk pajtohem me Putinin

“Është e vërtetë se nuk pajtohemi në të gjitha gjërat – Kosova është një nga këto çështje, por kjo assesi nuk duhet të nënkuptojë atë se në nuk mund të bashkëpunojmë”, ka thënë Bush.

Duke folur para takimit që do të mbahet këtë fundjavë, mes presidentit Bush dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan ka thënë se, vendi i tij nuk e sheh Rusinë si një kërcënim ushtarak dhe se është “goxha i sigurt” se Putin nuk dëshiron konflikt ushtarak.