Telegrafi

Bush kërkon më shumë naftë nga OPEC-u

Bush do ta diskutojë këtë problem dhe në takimin me mbretin e Arabisë Saudite, një ndër vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të naftës në botë.

"Do të bisedojë sërish me shkëlqesinë e tij rreth asaj se çmimet e naftës janë shumë të larta çfarë e vështirëson gjendjen e ekonomive tona. Shpresoj që OPEC-u të rishohë nivelet e prodhimit të naftës pasi nëse ekonomia më e madhe vuan, kjo do të thotë më pak naftë e gaz i shitur", tha Bush.

Derisa presidenti Bush arriti në Riad Kongresi amerikan miratoi planet për shitjen e armëve të teknologjisë së lartë Arabisë Saudite. /REL/