Telegrafi

Bush jep garanci për krizën financiare

Në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Bush i siguroi udhëheqësit botërorë se Shtetet e Bashkuara po hedhin hapa të vendosur për ta kontrolluar krizën e tanishme financiare.

Ai tha se plani i tij për të ndërhyrë në shlyerjen e borxheve të grumbulluara nga institucionet financiare, të cilat kanë bllokuar kreditë, do të miratohet shpejt nga Kongresi.

Bush e përdori fjalimin e tij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme për t’i bërë gjithashtu thirrje OKB-së që të mbështesë demokracitë e reja dhe të vazhdojë të marrë masa në luftën kundër terrorizmit.