Telegrafi

Bush i kërkon Kongresit të miratojë ligjin e përgjimit

Duke folur të enjten në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se Kongresi duhet ta miratojë me shpejtësi këtë ligj, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të ndesheshin me një boshllëk në fushën e zbulimit.

Projektligji, shtoi ai, duhet t’u japë imunitet kompanive telefonike nga paditë gjyqësore që mund të ngrihen si rezultat i bashkëpunimit të tyre me agjencitë e zbulimit.

Presidenti po ashtu i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligjet e duhura për financimin e trupave në Irak.

Ai tha se që nga koha e dërgimit të kontingjentit shtesë në Irak, gjendja e sigurisë atje është përmirësuar. /VoA/