Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush i madhi, është vendosur sërish nën akuzë për ngacmim seksual.
Nuk bëhet fjalë për kohët e fundit, por për periudhën e largët kur ai ishte president. Roslyn Corrigan bëhet gruaja e 6-të e cila ngre gishtin drejt ish-presidentit aktualisht 93-vjeçar.
Ajo rrëfen se u ngacmua seksualisht nga presidenti kur ishte vetëm 16-vjeçe. Por, tashmë ajo është një e rritur që tregon se ka pasur edhe raste të tjera në Shtëpinë e Bardhë.
Roslyn tregon se me ish-presidentin Bush është takuar në Teksas, ku babai i saj që shërbente në CIA ndodhej për një takim zyrtar.
“Kam qenë vërtetë shumë e hutuar, isha një vajzë e vogël”, thotë ajo referuar ngacmimit nga presidenti.
Akuzave i është përgjigjur zëdhënësi i Bush, aktualisht 93-vjeçar: “Është e vërtetë, dora e presidentit në të kaluarën ka rënë ‘herë pas here’ në të pasmet e disa grave por nuk ishte ngacmim…”.
Ky justifikim i zëdhënësit është cilësuar i turpshëm nga gruaja që u ngacmua kur ishte vetëm 16-vjeçe./JavaNews/