Telegrafi

Bush falënderoi Merkelin për vizonin e qartë të saj për Kosovën

Merkel gjithashtu tha se çështja e Kosovës ka qenë temë diskutimi. "Aktualisht po zhvillohen negociata, dhe me të vërtetë këto bisedime kanë hyrë në fazën vendimtare. Ne u bëjmë thirrje palëve në Kosovë dhe në Serbi që të përpiqen të bëjnë çmos për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje", tha Angela Merkel.

Kancelarja gjermane të hënën në Berlin do të takohet me presidentin francez Nicolas Sarkozy, i cili gjatë javës gjithashtu u takua me presidentin Bush. /REL/