Bush, i cili “është bërë i famshëm” për deklaratat e tija të pakontrolluara, ka fituar më së shumti vota nga 4.000 pjesëmarrësit e anketës së internetit “Fushata për gjuhë angleze të qartë".
Titullin ia ka sjellë mendimi i tij i paharruar në Washington gjatë vitit 2004, e cila thotë se: "Armiqtë tonë zbulojnë, kanë shumë resurse. Sikur edhe ne. Asnjëherë nuk ndalojnë së shpikuri mjete të reja për t’i bërë dëm vendit tonë dhe bashkëkombësve tonë. Sikur edhe ne".
Ish aktori dhe guvernatori aktual i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, është gjetur në vendin e dytë me deklaratën e tij të pazakontë gjatë fushatës zgjedhorë të vitit 2003: "Mendoj se martesa homoseksuale do të duhej të jetë martesë në mes të mashkullit dhe femrës".