Site icon Telegrafi

Bush e Putin ishin shtyrë se cili e ka qenin më të fortë!

Ish-presidentët ishin takuar në një rast në Camp David, ndërsa Bush ia kishte prezantuar Putinit qenin e tij, terrierin skocez, me emrin Barney. Kur Bush vizitoi Rusinë, Putini e mori atë për shëtitje nëpër pronën e vet.

“Një qen i zi i madh i racës labrador vrapoi drejtë nesh. Duke e parë me sy që i shkëlqenin, Vladimiri më tha: ‘A po e sheh është më i madh, më i fortë dhe më i shpejtë se Barney yt’”, shkruan Bush në memoaret e tij.

Ish presidenti këtë anekdotë ia kishte treguar edhe kryeministrit të Kanadasë, Stephen Harpe, i cili i kishte thënë: “Shyqyr që ta ka treguar vetëm qenin”. /Telegrafi/

Exit mobile version