Telegrafi

Bush dhe Erdogan flasin për PKK

Në biseda telefonike, të dy udhëheqësit kanë folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe Irakut kundër grupit kryesor rebel të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Bisedimet u zhvilluan në kohën kur Turqia ishte paralajmëruar nga qeveria e rajonit autonom të Kurdistanit në Irak, që të ndalonte sulmet ajrore mbi pozicionet e rebelëve kurdë.

Përfaqësuesja e Qeverisë Rajonale Kurde në veri të Irakut, Bayan Rahman, i tha BBC-së se qeveria turke duhet ta dëgjonte këtë ankesë.

"Unë mendoj se Turqia nuk i ka ezauruar mjetet diplomatike. Duhet të ndjekim rrugën diplomatike përpara se ta quajmë të pranueshme që Turqia të ndjekë rrugën ushtarake", tha ajo. /bbc/