Telegrafi

Bush: Amerikanët të kenë besim në perspektivën e ekonomisë

Bush tha se dukej qartë që ritmet e ekonomisë amerikane ishin ngadalësuar, por amerikanët duhej të kishin besim në perspektivën afatgjatë të ekonomisë.

"Javën e kaluar administrata ime, tha presidenti Bush, arriti një marrëveshje me kryetaren Pelosi dhe udhëheqësin republikan Boehner për një paketë të fuqishme masash, përfshirë lirimin nga taksat për individët e familjet si dhe investimet në fushën e biznesit".

Në lidhje me Irakun, Bush tha se përforcimi i trupave amerikane, i urdhëruar prej tij vitin e kaluar, kishte sjellë përmirësimin e gjendjes së sigurisë në një nivel që pak njerëz e kishin besuar.

Në përgjigje të fjalimit të presidentit, guvernatorja e Kansasit, Kathleen Sebelius, nga radhët e Demokratëve i kërkoi Bushit të bashkëpunojë me Kongresin për të mundësuar që Shtetet e Bashkuara të rregullojnë imazhin global që, sipas saj, është dëmtuar nga lufta në Irak. /bbc/