Telegrafi

Busek: BE-ja të mos heq dorë nga pjesët e Evropës, Ballkani Perëndimor të anëtarësohet

Erhard Busek, ish-zv.kancelar austriak, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet që sa më parë të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) si anëtarë të rinj, , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, anëtarësimi i këtyre shteteve në BE nuk ka tjetër zgjedhje, dhe se kështu do të bëhet Evropa më e plotë në nivel botëror në kushtet e globalizimit. Ai thotë se nuk duhet të hiqet dorë nga pjesë të Evropës.

Në intervistën e tij për “Tanyug”, Busek thotë se është çështje kohe se kur këto vende do të anëtarësohen në BE, duke shtuar se disa shtete anëtare nuk i plotësonin kushtet që kërkohen për shtetet e BP-së. /Telegerafi