Telegrafi

Bursohet Agim Shahini

Madje, transaksioni është bërë në kohën kur buxheti s’është miratuar dhe thuajse pagesat nuk duhet të bëhen. Ky marifet u bë në emër të organizimit të Bursës së Punësimit “Kosova 2011”.

Me rregull kjo punë ish dashur t’u nënshtrohej procedurave tenderuese.

Me Ligjin për Prokurim Publik asnjë autoritet nuk guxon të bëjë pagesë prej 100 mijë euro pa ofertë publike.

Burime të gazetës Express kanë thënë se MPMS këtë shumë ia ka ndarë AKB-së në kundërshtim me ligjin, sepse nuk është shpallur as tender për këtë.

Ndryshe, Bursa e Punësimit, mbahet tashmë tre vjet me radhë dhe mendohet se më anë të kësaj burse të ulët numri i të papunëve në Kosovë. /Telegrafi/