Telegrafi

Bursat në Azi shënojnë rritje

Aksionet në bursat në Japoni, Korenë e Jugut dhe Australi, sot shënuan rritje të shpejtë që në hapje. Indeksi japonez Nikkei u rrit për më shumë se 7 %.

Të martën tregu i aksioneve në Nju Jork u rritë më shumë se 9 %. Ndër ta indeksi industrial Dow Jones arriti në afro 900 pikë pasi u rrit për rreth 11 %.

Kjo rritje e aksioneve erdhi pasi Bordi Amerikan i Rezervës Federale bleu drejtpërdrejt faturat monetare të ndërmarrjeve dhe uli interesat dhe investuesit blenë aksione nga pika e ulët.