Tregjet evropiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla, si një reagim ndaj procesverbalit të takimit të muajit nëntor të Rezervës Federale.
Politikëbërësit e Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur besimin e tyre se rritja agresive e interesave është e mjaftueshme për të ngadalësuar inflacionin.
Indeksi pan-Europian Stoxx600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.1 për qind, ndërsa sektori i automjeteve po qëndron në rritje me 0.5 për qind.
Investitorët evropianë kanë reaguar ndaj të dhënave të publikuara në Eurozonë, ku rezultoi se indeksi PMI për nëntorin u ngadalësua ndjeshëm dhe sugjeron se blloku me 19 anëtarë ka hyrë në recesion.
Edhe tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit kanë publikuar fitime modeste. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator në Eurozonë për muajin nëntor, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/