Telegrafi

Bursat dhe bankat evropiane rriten fuqishëm

Bursat filluan të rriten pasi bankat qendrore të disa vendeve të zhvilluara lëshuan në treg plot 180 miliard dollarë.
Cac e hapi bursën me një rritje prej 3.97% duke fituar 4.169.20 pikë, Footsie u rrit me 2,18% apo 4.986.3 pikë dhe Dax u rrit me 4.28% apo 6.114.23 pikë.

Të enjten Down Jones u rrit me 3.86%), ndërsa bursa japoneze Nasdaq u rrit me 4.78% , ndërkohë që Rezerva Federale Amerikane, qeveria dhe kongresi amerikan diskutonin për vënien në jetë të një mega strukture publike për të siguruar mbijetesën e sistemit financiar.

Financierët janë të rezervuar për rritjen në hapjen e bursave ndërkohë që blerësit janë të shumtë.

Po ashtu edhe vlerat e sektorit bankar evropian shënuan një rritje shumë të fortë të premten.

Investitorët përshëndetën gjithashtu edhe vendimin e Bankës së Anglisë dhe asaj të Irlandës, për të ndaluar shitjet e aksioneve të bankave.
Treguesi sektorial i vlerave bankare u rrit me 4,2% , ai i sigurimeve me 6.49% pas një rënie me 12,95% nga e hëna deri të enjten.

Ndërsa treguesit e shërbimeve financiare u rritën për 11,3% pas rënies me 10,2% në katër ditë.

Bankat britanike publikuan rritjet më spektakolare.

Banka Lloyds u rrit me 28,3%, HBOS 29,9%, Barclays 25,6% dhe HSBC me 10,3%.

Banka e Irlandës u rrit me 40% ndërsa Allied Irish Bank me 19%
Nga ana tjetër në Francë Bnp Paris Bank u rrit me 10,6%, Societe Generale me 13,1%, Credit Agicole me 21,1% , Dexia 20,1% dhe Natixis me 13.06%.

Në Gjermani Deutsche Bank fitoi 14,1% , Commerzbank rreth 16% ndërsa bankat zvicerane Ubs dhe Credit Suisse u rritën me 22,8% dhe 14,9%.