Aksionet në bursat botërore, të mërkurën, shënuan rezultate të ndryshme, pasi që presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi drejtorin e FBI-së James Comey.
Në orët e pasdites në Evropë, indeksi londinez FTSE 100 u forcua 0,5 për qind në 7.376,60 poenë, DAX 30 i Frankfurtit shënoi ngritje 0,1 për qind në 12.761,24 poenë, derisa KAK 40 i Parisit shënoi rënie 0,1 për qind në 5.394,04 poenë, transmeton agjencia France Press.