Telegrafi

Bursat aziatike mbyllen pozitive

Monedha e Bashkimit Evropian vijoi të jetë nën presion, pasi lojtarët në tregun monetar nuk janë të bindur për një zgjidhje të krizës greke, pa parë më parë paketën e ndihmës.

Indeksi MSCI për Azi-Paqësorit pa Japoninë u rrit 0.6 përqind, ndërkohë që sektori i teknologjisë së informacionit u rrit 1.5 përqind.

Në Japoni treguesi Nikkei u rrit 0.49 përqind dhe treguesi më i gjerë
Topix u rrit 0.42 përqind. Në Korenë e jugut, raporti pozitiv nga kompania SanDisk e rriti treguesin Kospi 1.29 përqind.

Indeksi SSEC i Shangait ra 0.62 përqind, ndërsa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra 0.83 përqind. Në Australi indeksi ASX u rrit 0.33 përqind.