Telegrafi

Bursat aziatike e nisin me rritje

Por rritja u kufizua nga shqetësimet se vendet në zhvillim do përfshihen nga një valë e re e largimit të kapitalit. Përkeqësimi i situatës në Libi rriti më shumë se 2 dollarë naftën Brent të Londrës në 114.50 dollarë për fuçi.

Më vovë nafta ra në 113 dollarë për fuçi. Në javën e kaluar përshkallëzimi i konfliktit Libian rriti bençmarkun europian të naftës në gati 120 dollarë për fuçi, vlera më e lartë që nga gushti i vitit 2008.

Në tregjet lojtarët thonë se stoqet në ekonomitë në zhvillim të Azisë do të performojnë më dobët se ato në vendet e industrializuara si në Japoni dhe në shtetet e bashkuara të Amerikës. Ky trend qartësohet nga indeksi japonez i MSCI që u rrit sot me 1 për qind duke kaluar rritjen në total me 6 për qind për këtë vit. Ndërsa indeksi Indonezian ka rënë në këtë periudhë me 7.5 për qind. /Telegrafi/