Telegrafi

Bursat, 2008, viti “i zi” për Tokion

Në seancën e fundit të 2008, Nikkei ka arritur të rrisë paksa nivelin, po në përgjithësi shifrat mbeten të dobëta.

Sektori më i goditur i vitit 2008 ishte ai i automjeteve, prodhuesit e të cilëve kanë parë se si u shëmben para syve fitimet kolosale për shkak të uljes së kërkesës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Numri një në botë Toyota ka humbur gjysmën e vlerës së saj gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër edhe gjigandi i elektronikës Sony ka parë se si i humbi aksionet në masën 69 përqind.

Tregjet financiare japoneze do të hapen me 5 janar.