Telegrafi

Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Kolegjit Iliria nga ELKOS Group

Kolegji Iliria ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Elkos Group.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që studentëve të Kolegjit Iliria, t’ju mundësohet bursa studimore, punë praktike e profesionale dhe mundësi për vizita studimore në kompaninë “ELKOS Group”.

Kjo marrëveshje është arritur si rezultat i bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë ELKOS Group.

Me këtë rast, pronari dhe drejtori gjeneral i kompanisë Elkos, Ramiz Kelmendi para të pranishmëve foli lidhur me sfidat dhe mundësitë deri me shënimin e 30 vjetorit të kompanisë ELKOS Group, duke prezantuar zanafillat e biznesit, etapat e zhvillimit, proceset funksionale të prodhimit, eksportimit dhe investimet kapitale në kompani.

Kelmendi prezantoi rrugëtimin e tij të deritanishëm në botën e biznesit dhe industrisë, duke ndarë me të pranishmit momente të sfidave dhe suksese që ka kaluar ndër vite.

Theksoi se suksesi i kompanisë të cilën e drejton tash e tri dekada, nuk është meritë vetëm e tij, por si pjesë e arritjeve të këtij biznesi janë familja dhe bashkëpunëtorët e tij, prezantuar potencialin aktual të kësaj kompanie dhe ndarë planet strategjike të këtij biznesi që pritet të arrihen sipas tij, në pesë vitet e ardhshme.

“Për vitet që lamë pas në kompaninë Elkos, qarkullimi ka qenë mbi 2 miliardë euro, me 2787 të punësuar, tatime të paguara me një shifër rreth 292. Nga planet strategjike në periudhën pesëvjeçare 2018 – 2023 presim që të arrijë në 2 miliardë e 500 milionë qarkullim, ku do të rrisim edhe numrin e të punësuarve”, ka shtuar Kelmendi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA, Arbër Reçi falënderoi dhe çmoi  Kelmendin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për mundësitë e cila i është ofruar studentëve të Kolegjit ILIRIA me rastin e vizitës studimore në një nga qendrat prodhuese të Elkos Group.

“Tash e tutje do u ofrohet edhe më shumë, me ç’rast do e kenë mundësi të njihen nga afër me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të biznesit, duke gërshetuar kështu përvojën teorike me atë praktike”, theksoi Reçi.

Ndërkaq, Presidenti i Kolegjit ILIRIA,  Mixhait Reçi, i cili tha se ndihet i kënaqur për gatishmërinë, angazhimin dhe kontributin shumëdimensional që kompania Elkos jep vendit, e dhënë si model i biznesit të suksesshëm duke ndikuar në zhvillim pozitiv jo vetëm atë ekonomik por edhe ate social dhe politik të vendit.

Në përfundim të ligjëratës, në shenjë mirënjohje, Ramiz Kelmendi pranoi nga Kolegji ILIRIA numrin më të ri të revistës shkencore “ILIRIA International Revieë” dhe logon e Kolegjit  për ligjëratën e mbajtur.

Përgjatë kësaj ligjëratë studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje të hapura, ku njëkohësisht shprehen  interesimet dhe entuziazmin e tyre në mundësit e ofruara.