Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim që të ndajë 50 bursa për studentë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut por që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik.
“Në mbledhjen e sotme, Qeveria mori Vendim për ndarjen e gjithsej 50 buyrsave për shtetas të huaj për studentë me prejardhje nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në universitetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.
Universitet shtetërore sipas njoftimit qeveritar janë: Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Universiteti i Tetovës, Universiteti Nëna Terezë në Shkup, universiteti Shën Klimenti i Ohrit Manastir, universiteti Goce Dellçev Shtip, universiteti për shkenca infromatike dhe teknologjik Shën Apostol Pavle Ohër.
Në këtë mbledhje qeveritare, siç thuhet në njoftim, është marrë edhe Venim për vërtetimin e numrit të bursistëve dhe vlera e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin arsimor 2020/2021./Telegrafi/