14 studentë të vitit të parë në drejtimet elektro-energjetike në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI) të cilët e kanë përfunduar vitin me mesatare mbi 8, sot morën bursa nga kompanitë energjetike SHA-ELEM, EVN Maqedoni dhe SHA MEPSO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bursat janë me shumë mujore rreth 6 mijë denarë, ndërsa do të mund të shfrytëzohen deri në fund të studimeve nëse e ruajnë mesataren aktuale.
Drejtoritë e kompanive energjetike dhe të FETI në ndarjen e bursave theksuan se ky bashkëpunim ka kontribuuar për interesim më të madh për studime në drejtimet elektroenergjetike, si dhe për angazhimin në kompani.
“Nëse deri para pesë viteve kishim nga 30 studentë të cilën regjistroheshin në drejtimet energjetike, tani ky numër arrin deri në 150. Ata janë studentë të cilët janë më të mirët e gjeneratës së tyre. Kompanitë e gjetën interesin e tyre me atë që në fillim i zgjedhin më të mirët, para konkurrencës”, deklaroi Dimitar Tashkovski, dekan i FETI.
Sipas Tashkovskit, kompanitë duke ju hdënë bursa studentëve bashkë me profesorët dhe mentorët e tyre profilojnë kuadër çfarë ju nevojitet i cili është i gatshëm për punë. /Telegrafi/