Bursat për studentë nga Kosova janë publikuar nga CITY College, Kampusi i Evropës – Universiteti York-ut duke u dhënë kandidatëve mundësinë që të kërkojnë dhe të marrin bursa për një diplomë Bachelor ose Master nga një universitet i klases botërore gjatë studimeve në CITY College në Selanik, Greqi.
CITY College, University of York Europe Campus po ofron dyzet e pesë (45) bursa -50% bursa për tarifën akademike, për studentët nga Kosova për studime Bachelor, Master dhe Ekzekutiv MBA (me kohë të pjesshme) (viti i pranimit: 2022-23). Kandidatët pritet të plotësojnë kërkesat e pranimit dhe aplikimit të përcaktuara nga CITY College, Kampusi Europian i Universitetit te Yorkut.
Sipas kësaj nisme, CITY College synon të mbështesë shkollimin e studentëve të shkelqyeshem që dëshirojnë të studiojnë në kampusin e CITY College në Selanik, Greqi dhe të ndjekin një diplomë të njohur globalisht nga një prej universiteteve më të mira në botë, University of York, MB (151 në botë – renditja botërore e universiteteve QS 2022).
OFFICIAL SCHOLARSHIPS ANNOUNCEMENT
Informata të rëndësishme
Afati i Aplikimit për Bursat: E Premte, 22 Korrik 2022
Aplikimet duhet të dorëzohen personalisht:
22 korrik 2022, 12:00-18:00, Hotel Sirius, Prishtinë
Aplikimet duhet t’i dorëzohen personalisht tek z. Gregory Dikaios, Drejtor i Rekrutimit të Studentëve të CITY College, Kampusi i Europian i Universitetit të York-ut.
Programe Bachelor dhe Master në Selanik
Me kampusin e tij kryesor të vendosur në Selanik, Greqi, CITY College përbëhet nga katër departamente akademike – Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Shkencave Humane – dhe ofron një gamë të gjerë programesh Bachelor dhe Master në studime Biznesi, Psikologji, Shkenca Kompjuterike, Komunikim, Studime Angleze dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Klasat e programeve Master zhvillohen ne klas, online ose në fundjavë, në varësi të programit. Të gjitha programet ofrohen në anglisht. Kandidatët e interesuar inkurajohen të vizitojnë faqen e internetit të CITY College dhe të mësojnë më shumë programin(et) për të cilët janë të interesuar.
MBA Ekzekutive Pan-Europiane: një program MBA me diplomë të dyfishtë
Në Klasë ose Online
CITY College gjithashtu ofron së bashku me Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Universitetit të Strasburgut një mundësi unike arsimore për drejtuesit e sotëm dhe profesionistët e biznesit: Pan-European Executive MBA, një program dinamik me diplomë të dyfishtë që çon në dy diploma prestigjioze MBA të dhëna nga dy universitete: Universiteti i Jorkut (MB) dhe Universiteti i Strasburgut (Francë). Është një nga 300 programet e vetme MBA në botë të akredituar nga AMBA. Leksionet mbahen në sesione tre-ditore, të cilat zhvillohen një fundjavë në muaj (e premte, e shtunë dhe e diele), ne klasë ose online (plus 3 udhëtime studimore në Selanik, Jork dhe Strasburg).
CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë
CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut është pjesë e komunitetit të Universitetit të York-ut, një nga universitetet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në Evropë. Kjo bazë evropiane është një institucion unik ndërkombëtar me bazë në Greqi me aktivitete satelitore në 8 vende, dhe njihet gjerësisht në të gjithë rajonin për përsosmërinë e saj akademike. Me një histori prej më shumë se 30 vitesh, CITY College ka vazhduar të lidhë Mbretërinë e Bashkuar me të gjithë rajonin, Evropën dhe botën. Lexo më shumë.
Universiteti i Jorkut
Universiteti i York-ut është një lider botëror që renditet vazhdimisht ndër universitetet më të mira në MB dhe në botë. Ai është anëtar i grupit prestigjioz Russell, që përfaqëson 24 universitete lider në Mbretërinë e Bashkuar që mbajnë standardet më të larta kërkimore dhe akademike. Gjithashtu, ajo renditet në vendin e 10-të më të mirë në MB për ndikimin e saj në kërkime (Search Excellence Framework 2021 – REF).
Kontakti:
Kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin më shumë informacion rreth bursave mund të dërgojnë një email në: kosovo@york.citycollege.eu