Telegrafi

Bursa e Zagrebit ka dashur ta blejë Bursën e Maqedonisë

Siç publikoi edicioni elektronik "Posllovni dnevnik" interesim për Bursën e Maqedonisë kanë paraqitur Bursa e Vjenës dhe OMH-ja skandinave, përderisa Bursa gjermane dhe ajo e Varshavës kanë hequr dorë, meqë bëhet fjalë për akuizicion të vogël.

"Jozyrtarisht mësohet se interesim për blerjen e Bursës së Maqedonisë tashmë kanë shprehur Bursa e Vjenës dhe OMH, por në Maqedoni më së shumti kanë dashur që në rrethin më të ngushtë të blerësve të hyjë Bursa e Zagrebit", shkruan portali.