Site icon Telegrafi

Bursa e dytë turistike e Maqedonisë

Mbi 150 punonjës turistik, përfaqësues të agjencive turistike, hotele, restorante, bodrume verërash, muze. udhërrëfyes turistik, transportues, studentë dhe përfaqësues qeveritar do të marrin pjesë në Bursën e dytë turistike në Maqedoni që do të mbahet më 21 dhe 22 dhjetor në Shkup.

Në fokus të ngjarjeve, që nën slloganin “Të gjithë jemi pjesë e rrëfimit të njejtë turistik” e organizon Asociacioni nacional për turizëm ardhës të Maqedonisë (ANTAM), janë gjendjet dhe perspektivat e turizmit ardhës. Në këtë mënyrë, sipas krytearit të ANTAM, Vllatko Sulev, do të rritet vetëdija për rëndësinë e turizmit ardhës në Maqedoni si destinacion turistik dhe do të përmirësohet bashkëpunimi mes të gjithë faktorëve në turizmin ardhës.

Bursa e parë turistike në Maqedoni, por edhe në Ballkan, u organizua vitin e kaluar, kur morën pejesë rreth 80 përfaqësues të agjencive turistike, hotele, restorante, bodrume verërash, transportues, udhërrëfyes turistik, muze dhe institucione të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version