Filmi në regji të italianes Laura Bispuri, në të cilin pjesë së kastës së aktorëve janë edhe Ilire Vinca-Çelaj e Luan Jaha, ka triumfuar në kategorinë “World Narrative Feature Competition”, shkruan Koha Ditore.
Konkurrentë ka pasur filma ku luajnë emra të njohur të Hollywoodit. “The Adderall Diares” të regjisores Pamela Romanowsky (me protagonist James Francon), “Franny” me regji të Andrew Renzi, që ka protagonist aktorin Richard Gere, “Men Go to Battle” me regji të Zachary Treitz, “Dixieland”, me regji të Hank Bedford, kanë qenë disa prej tyre.
Rachael Harris, Kevin Corrigan, Katja Blichfeld, Christine Lahti, Talya Lavie dhe Iana dos Reis Nunes, janë emrat e anëtarëve të jurisë që kanë ndarë çmimin i cili mban emrin e gazetares, shkrimtares dramaturges e regjisores amerikane Nora Ephron, e cila vdiq në qershor të viti 2012.