Burri 25-vjeçar nga Afrika Jugore, për vite me radhë kishte përpirë objektet metalike, pa e vënë re askush, derisa ka filluar të vjellë gjak.
Me t’u paraqitur në spital, ai nuk ka treguar për sekretin që ka brenda, derisa është zbuluar nga rrezet X.
Monedha, çelësa, bulona zinxhirë dhe tela, janë gjendur në mesin e 227 objekteve, që është vështirë të identifikohen.
Mësohet se ai vuan nga sindroma “pica” që është një sëmundje e rrallë, që i nxitë njerëzit të hanë gjësende me vlera të ulëta, apo pa asnjë vlerë ushqyese. /Telegrafi/