Një person nga Anglia që mendoi t’i bënte një ndërhyrje flokëve gjatë masave të bllokimit nga coronavirusi, i mbeti prerja në gjysmë pasi policia bastisi lokalin për shkeljen e rregullave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët që hynë në parukeri gjetën një numër klientësh që prisnin në radhë për t’i rregulluar flokët, pavarësisht rregullave të qeverisë për mbylljen e salloneve nga muaji mars.
Rregulli i distancimit shoqëror prej dy metrash mbetet ende në fuqi, dhe vetëm një numër i caktuar i dyqaneve do të rihapen me masa të reja sigurie nga 15 qershori, si pjesë e planit në tri faza të Qeverisë për të lehtësuar masat e bllokimit.
Në videon e mëposhtme shihet teksa dy oficerë shihen duke ecur sipër një shkalle dhe gjetën një numër të njerëzve në radhë./Telegrafi/