Telegrafi

Burrit në Indi i shpërtheu celulari i 11 eurove që po e mbante në xhepin e këmishës

Një burrit 76-vjeçar në Kerala të Indisë i shpërtheu telefoni i tij celular që po e mbante në xhepin e këmishës.

Telefoni celular i 76-vjeçarit shpërtheu spontanisht dhe në video mund të shihet se si i tëri tronditet kur këmisha e tij merr flakë, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi gjatë kohës kur ai po qëndronte në një çajtore në zonën Marottichal, incidenti besohet se ka ndodhur ditë më parë.

Pamjet e incidentit janë bërë virale dhe janë raportuar gjithashtu edhe në kanalet televizive.

Në momentin kur ndodhi kjo, burri po qëndronte ulur në lokal dhe po pinte çaj. Papritur i shpërtheu telefoni dhe e gjithë këmisha i mori flakë.

Fatmirësisht, ai nuk kishte pësuar lëndime.

Burri i kishte thënë policisë se e kishte blerë celularin një vit më parë me një çmim prej 11 eurove dhe ishte një telefon me funksion. Deri më tani, nuk kishte pasur probleme me pajisjen, i tha 76-vjeçari policisë. /Telegrafi/