Gruaja e tij, nga qyteti Nanjing, ka thënë se kishte dyshuar që burri i saj po përziente diçka.
"Ai ishte bërë shumë i ftohtë ndaj meje, dhe kur i cingëronte telefoni, dilte jashtë për t’iu përgjigjur thirrjes", ka zbuluar ajo.
Megjithatë, burri i saj zbuloi saktësisht se çfarë po ndodhte gjatë gjumit të tij të thellë.
"Tentova të flas me të, dhe ai më dha emrin dhe adresën e dashnores së tij në mënyrë të pavetëdijshme", ka thënë gruaja.
Cao ka thënë se ka biseduar me burrin e saj për këtë çështje të nesërmen, por ai e kishte mohuar.
Mirëpo, kur ajo vizitoi adresën të cilën ia kishte dhënë ai si i përgjumur, u shokua, pasi që zbuloi se burri i saj ishte pikërisht në atë adresë në përqafimin e dashnores së tij.