Telegrafi

Burri vritet me shigjetë nga banorët indigjenë në një rajon të Brazilit

Një ekspert kryesor në Amazon u qëllua për vdekje me një shigjetë nga banorët indigjenë, derisa iu afrohej atyre në një zonë të largët të Brazilit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rieli Franciscato, 56 vjeç, ishte drejtuesi i një grupi që kishte për qëllim mbrojtjen e grupeve indigjene që nuk kanë kontakte me botën e jashtme.

Bëhet e ditur se ai vdiq të mërkurën në rajonin Seringueiras, një komunë e largët në Rondonia, deklaruan autoritetet.

Organizata e cila merret me çështjet e banorëve indigjenë e mohoi arsyen e vdekjes, mirëpo zyrtarët si dhe gazetarët nga regjioni e konfirmuan rastin si dhe detajet.  /Telegrafi/