Site icon Telegrafi

Burri vret gruan, përdori predhën si lodër seksi (Foto)

Një grua ka vdekur pasi dyshohet se bashkëshorti i saj i kishte futur në vaginë një predhë, të cilën e kishte përdorur si lodër seksit gjatë aktit të tyre seksual derisa ishin nën ndikim të alkoolit.

Burri besohet se kishte përdorur predhën 2.4 inç si lodër seksi, të cilën ia kishte futur në vaginë gruas gjatë aktit seksual, transmeton Telegrafi.

Ruben Valera Cornejo, i ka thënë policisë se ka qenë aq shumë i dehur sa që nuk i kujtohet pothuajse asgjë për aktin seksual, që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre në Arequipa të Perusë.

Ai ka pranuar se gruaja i kishte kërkuar që çfarëdo objekti që e kishin në dhomë që ta përdor si lodër seksi, dhe se çfarë ndodhi më pas nuk i kujtohet asgjë pasi e kishte zënë gjumi.

Por, se gruaja e tij ka vdekur këtë e kuptoi vetëm pasi u zgjua nga gjumi, kur edhe nuk i është përgjigjur thirrjeve të tij.

Policia janë duke hetuar rastin ku në vendin e krimit kanë gjetur një predhë me gjak, si dhe lodra tjera seksi që janë përdorur gjatë aktit të shfrenuar seksual.

Zëdhënësi i policisë në Arequipa, Javier Arana, ka njoftuar se predha ishte rreth 16 inç e gjatë dhe 2.4 e gjerë. Ndërkaq burri i viktimës është arrestuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version