Site icon Telegrafi

Burri mbyt gruan me levë hekuri në Durrës

Një vrasje me armë të ftohtë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka vrarë gruan e tij 59 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit urban Durrës-Shkozet tek byrektoret përballë Pallatit të Sportit.

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes. /TCH/

Exit mobile version