Site icon Telegrafi

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Mbrojtja e fëmijëve dhe mbajtja e tyre e sigurt është një nga detyrat më themelore të prindërve.

Së fundmi, një video që tregonte një burrë duke drejtuar veturën me vajzën e tij të vogël në prehër është bërë virale në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se videoja ka ngjallur shqetësim, me shumë përdorues që kritikojnë burrin për veprimin e tij “të papërgjegjshëm”.

Klipi u shpërnda në X nga Dr. Ashwin Rajenesh, një ekspert i mjekësisë urgjente.

Në video, vajza e vogël shihet duke fjetur e qetë në prehrin e babait, ndërsa ai është duke vozitur, përcjell Telegrafi.

Rajenesh ka paralajmëruar prindërit e tjerë se një veprim i tillë mund të jetë vdekjeprurës si për fëmijën ashtu edhe për babanë në rast aksidenti.

”Duket e adhurueshme. Por në rast të një përplasjeje frontale dhe hapjes pasuese të airbag, kafka e vajzës do të godiste me shpejtësi të madhe kafazin e kraharorit të burrit, duke i vrarë të dy përnjëherë”, ka shkruar ai.

“Jam i sigurt se ky baba e do shumë vajzën e tij dhe unë me të vërtetë dëshiroj të besoj se kjo kënaqësi e rrezikshme ishte një gabim. Duke shpresuar se ai dhe prindërit e tjerë mund të kuptojnë rreziqet e mundshme të përfshira në praktika të tilla dhe të bëjnë më mirë”, shtoi eksperti.

Disa përdorues ranë dakord me mjekun dhe theksuan rreziqet e mundshme që lidhen me akte të tilla.

“Kështu ndodh kur marrëzia kombinohet me mosnjohjen e sigurisë rrugore dhe mungesën e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor”, shkroi një përdorues. /Telegrafi/

Exit mobile version