Telegrafi

Burri varrosi macen e fqinjës së tij duke menduar se ishte e tija

Një burrë u turpërua pasi varrosi macen e fqinjës të tij, pasi mendoi gabimisht se macja ishte e tij.

Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, duke ndarë historinë e tij në mënyrë anonime, burri tha se kafsha e tij shtëpiake e preferuar me emrin “Favorite” ishte zhdukur, kështu që ai u nis për ta kërkuar.

Por zemra e tij ‘ndaloi’, kur ai gjeti një mace me të njëjtat shenja sikurse macja e tij, dhe ishte shumë e sëmurë dhe shumë shpejt ajo ngordhi.

I tronditur nga kjo, burri e mori macen dhe e varrosi në kopshtin e tij – mirëpo, ai ra në shok, kur macja e tij e vërtetë mbërriti në shtëpi në mes të natës.

Duke ndarë historinë e tij në Reddit, ai tha se ishte në pushime dhe e kishte lënë macen në kujdesin e fqinjës kur macja u zhduk. /Telegrafi/