Telegrafi

Burri i varfër detyrohet ta bart gruan e vdekur 10 kilometra në krahë: Me zemër të thyer, dëgjon pa ndërprerë vajin e së bijës (Foto/Video, +18)

Një burrë i varfër është detyruar të ecë mbi 10 kilometra, duke bartur mbi shpatulla trupin e pajetë të gruas së tij, derisa prapa tij po e përcillte e bija e përlotur.

Një video prekëse shfaq Dana Majhi duke mbajtur mbi shpatulla gruan e tij të vdekur, nëpër rrugët e vendlindjes së tij Bhubanesëar në Indi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Në një klub nate u nguc një femër, krejt mëhalla u rrahë për të (Foto/Video, +18)

Gruaja e Majhi, kishte vdekur nga sëmundja e tuberkulozit në një spital në Kalahandi gjatë të martës mbrëma.

Por për shkak të kushteve të rënda financiare, Dana pa asnjë mjet transporti apo para në xhep, është detyruar që së bashku me bijën e vet të ecin mbi 10 kilometra.

“U thashë zyrtarëve të spitalit se jam i varfër dhe se nuk kam para për taksi. Vazhdimisht u kam kërkuar që të më ndihmojnë rreth transportimit të kufomës, por përgjigja e tyre ka qenë se nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim”, ka deklaruar ai për mediat indiane. /Telegrafi/