Një burrë brenda një qendre tregtare amerikane u urdhërua të hiqte bluzën ku shkruhej “Jezusi është mënyra e vetme”, e cila gjë ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.
Në fanellën e verdhë të burrit shkruante “Jezusi shpëton” në pjesën e përparme dhe “Jezusi është mënyra e vetme” në anën e pasme me simbolin “Bashkëjetesa”.
Rojet e sigurisë i thanë burrit se blerësit e tjerë në qendrën tregtare të Minesotës po ndihen të ofenduar nga fanella, raporton nypost.
I automatically assumed this was overseas, but it's right here in America. pic.twitter.com/Q79eUCG7xh
— John Mason (@LivingGodsTruth) January 12, 2023
“Jezusi është i lidhur me fenë dhe është duke fyer njerëzit”, dëgjohet duke pohuar një nga rojet.
Burri përpiqet të arsyetohet para rojeve, duke u thënë atyre se nuk ka folur apo t’i ketë thënë ndonjë kujt ndonjë fjalë – për sa i përket predikimit.
Ai u hoq nga qendra tregtare për “predikimin e ungjillit” në një rast tjetër, tha ai në video.
Ndryshe, videoja ka shkaktuar zemërim tek njerëzit, të cilët po planifikojnë të veshin mnasivisht fanella të Jezusit dhe të protestojnë në qendrën tregtare. /Telegrafi/