Site icon Telegrafi

Burri u mbyt me një goditje në kokë, policia britanike po ofron shumë të majme parash për ata që ndihmojnë në gjetjen e banditëve (Video,+16)

Policia po ofron një shpërblim prej 20,000 funtesh, ndërsa ata po kërkojnë një bandit dhe bashkëpunëtorin e tij, i cili vrau një burrë me një goditje të vetme në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur Desmond O’Beirne u kap nga kamerat e sigurisë duke ikur nga sulmuesit e tij në Trafalgar Square të shtunën, më 3 qershor.

Por një nga burrat – në një bluzë të kuqe, pantallona të errëta – është parë duke u kapur me të para se ta godiste me një grusht në kokë.

Ai e shtrinë atë për tokë pa vetëdije para se sulmuesi i dytë – në një xhaketë të zezë me një shenjë të bardhë në shpatullën e tij të djathtë – fillon ta godasë përsëri.

Të dy burrat pastaj ikin nga vendi i ngjarjes derisa dëshmitarët nxitojnë drejt trupit të O’Beirne.

Viktima 51-vjeçare nuk u rikthye përsëri në vetëdije dhe vdiq më 20 dhjetor.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur para këtyre pamjeve në të cilat shihet ky konfrontim, por Policia Metropolitane tani po kërkon për të dy burrat. /Telegrafi/

Exit mobile version