Site icon Telegrafi

Burri në Londër tronditi të gjithë kur doli për vrap vetëm me pantallona të shkurtra derisa po binin reshje të mëdha bore

Derisa njerëzit zgjohen me temperatura minus, shumë do të përpiqen të qëndrojnë të ngrohtë në shtëpitë e tyre.

Kushdo që do të dilte jashtë, pa dyshim do të vishej trashë me një sërë rrobash për të luftuar të ftohtin, por një burrë në Londër, Angli, i ka tronditur të gjithë pasi doli për vrap në borë të dendur, duke mos veshur asgjë veçse pantallonave të shkurtra dhe një kapuç, transmeton Telegrafi.

Duke ndarë në Instagram një video të tij duke ushtruar në mot ekstrem, trajneri personal Yusef Bouattoura – i cili ka më shumë se 63 mijë ndjekës në llogarinë @pro.pt – i la shikuesit të tronditur pasi rutina e tij e përditshme nuk ndaloi pavarësisht borës.

Në video – që ka grumbulluar mijëra shikime që nga postimi, përdoruesi shihet duke vrapuar mes reshjeve të mëdha të borës, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra.

“Thjesht po argëtohem në qytetin tim të lindjes!”, ka shkruar në postim ai.

Trajneri u sigurua që të bënte stërvitjen e tij derisa vraponte përkrah automjeteve aktive në rrugën kryesore.

Ndonëse disa kanë bërë shaka, se Yusef ishte “guximtar” për t’u përballur me motin pa u veshur trashë – ekspertët kanë këshilluar të mos vraponi në mot të veshur kaq hollë.

Një eksperte shëndetësore ka theksuar rëndësinë e veshjes në mot të ftohtë – dhe gjithçka fillon me shtresën bazë.

“Përdorimi i materialit që largon lagështinë në shtresën bazë është shumë e rëndësishme”, tha Dr. Caitlin Lewis.

Ajo vazhdoi: “E largon djersën nga lëkura juaj. Ju mund të mendoni se nuk do të djersiteni gjatë një vrapimi të ftohtë, por ky është një koncept i gabuar. Mund të mos jetë djersë sa një vrap veror, por do të ketë pak lagështi. /Telegrafi/

Exit mobile version