Telegrafi

Burri i tha gruas së tij: Me mua apo me qentë? Dhe ajo zgjodhi të qëndronte me qentë! (Foto)

Një burrë ka lënë gruan e tij të dashuruar pas kafshëve, pas një çerek shekulli pasi i ka dhënë një ultimatum të cilin ajo e ka refuzuar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mike Haslam, 53 vjeç, i cili i kërkoi gruas Liz që të zgjidhte atë mbi 30 qenve që kishte në shtëpi.

Por znj. Haslam, 49 vjeçe, nuk ishte e gatshme të bënte kompromis dhe thotë se tani është më e lumtur se kurrë.

Çifti u takua kur Liz ishte 16 vjeç dhe ata u martuan në janar të vitit 1991 dhe kanë një djalë 22 vjeç.

Siç bëhet e ditur, znj. Haslam u rrit me qen për pjesën më të madhe të jetës së saj, pasi babai i saj kishte një biznes të ushqimit të kafshëve. /Telegrafi/