Adolfo Lopez ishte në veturë me të birin, kur në një parking në Kentaki një grua që ishte në telashe të mëdha.
Kështu pa u menduar dy herë iu afrua burrit të dhunshëm dhe e pyeti, se pse po e fut në veturë me dhunë gruan, transmeton Telegrafi.
Ai këmbëngulte se nuk do të largohet derisa viktima të largohej nga vetura. Ndërkaq të gjithë ngjarjen e filmonte me telefon i biri i tij, që ishte shumë krenar me veprimin e babait.
“Babai im është hero”, ka thënë vogëlushi që për çdo moment ndihej krenar.
“Sot i kam mësuar të birit se si një burrë nuk duhet për asnjë moment ta godasë një femër, e në veçanti kur është para meje”, ka shkruar përbri videos Adolfo.
Ai gjithashtu ka njoftuar se kishte bërë të pamundurën që ta nxjerr shëndoshë e mirë nga vetura gruan që po e torturonte burri, të cilën me pas e ka dërguar në shtëpi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yN51fu5VkLs