Telegrafi

Burri tenton ta rrëmbejë 3-vjeçarin, në momentet e fundit e shpëton vëllai i madh (Video)

Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke tentuar ta rrëmbejë një fëmijë, të cilën e tërheq zvarrë derisa po luante në rrugë në pjesën juglindore të Kinës.

Për fat të mirë atë e shpëton në momentin kritik vëllai i tij i madh, i cili i vihet pas burri dhe ia kapë nga dora, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, burri i shfaqur në video është kapur nga policia dhe duke u munduar të arsyetohet që t’i shpëtojë burgut, ka thënë se ishte munduar “të luaj me të”.

Por, pamjet e publikuar në internet shfaqin një burrë, i cili derisa ecë rrugës pa u menduar dy herë e kapë djalin 3-vjeçar para një dyqani në Fenggang në provincën kineze Dongguan.

Megjithatë, po të mos ishte vëllai i madh i vogëlushit, ai sigurisht se tani do të rrëmbehej nga burri i cili është identifikuar nga policia si Zhu.

Pas insistimit të vëllait të madh të 3-vjeçarit, burri heq dorë nga tentimi për ta rrëmbyer, ndërsa policia menjëherë i është vënë pas ku pas disa orëve kërkime kanë arritur ta arrestojnë. /Telegrafi/