Telegrafi

Burri, të cilit ja kanë nxjerrë shufrën nga koka, ka filluar të flasë dhe të ecë

Peng kishte pësuar aksident gjatë punës në një ndërtesë në Anhui të Kinës, ku pasi është rrëzuar, i është futur një shufër metali e gjatë 35 centimetra dhe 2.5 centimetra e trashë.

Por, shufra nuk i ka prekur 50-vjeçarit asnjë organ vital, pasi ka kaluar nga pjesa e majtë e nofullës dhe ka dalë në pjesën e djathtë të kokës.

Megjithëse nuk i ka prekur trurin, ai ka qenë në gjendje të palëvizshme për disa ditë, kurse tani ka filluar të rikuperohet.

Mjekët kanë thënë se nëse vazhdon me këtë përparim, për tre muaj ai do të ketë një gjendje të rregullt shëndetësore. /Telegrafi/